Rikthehen mbledhjet qeveritare Kosovë-Shqipëri, Malaj: Së shpejti do të mblidhemi dy vendet në Shqipëri

by Nexhat

Së shpejti pritet të mbahet një mbledhje e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, pas më shumë se tre vitesh prej kur është mbajtur e fundit. Këtë e ka konfirmuar në emisionin  Rubikon, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Malaj ka thënë se strukturat përkatëse të të dyja vendeve tashmë janë duke punuar për organizimin e këtij takimi, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.

banner

Ai ka theksuar se, pavarësisht mungesës së mbledhjeve të përbashkëta në vitet e fundit, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve nuk është ndërprerë dhe janë arritur marrëveshje të ndryshme në nivel qeveritar dhe ministror.

“Strukturat përkatëse të të dyja vendeve po punojnë dhe kemi hedhur idenë për një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet së shpejti. Pa dyshim do të kemi diskutime për tema të caktuara, marrëveshje të caktuara. Ne duam që këtë ta bëjmë në Shqipëri”, ka deklaruar Malaj.

Ai ka përmendur marrëveshjet në fushën e sportit, sigurisë dhe fusha të tjera që, sipas tij, kanë për qëllim përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të dyja anët e kufirit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy