Erion Veliaj ka konfirmuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, ku sipas Top Channel, Arjola Byzyka do të marrë drejtimin e kësaj drejtorie, duke pasuar Zhaneta Beqiri.
Krahas ndryshimit në drejtimin e institucionit, Veliaj bëri edhe një njoftim të rëndësishëm për familjet e Tiranës. Sipas tij, nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të ofrohen falas, .
Ky vendim, sipas kryetarit të Tiranës, synon të mbështesë prindërit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët, duke lehtësuar barrën financiare të familjeve.

