“Albin Kurti e meriton këtë pushtet, duartrokitje”, Baton Haxhiu: Brenda opozitës s’ka asgjë pos “idiotëve funksionalë”

by Nexhat

Analisti Baton Haxhiu ka kritikuar ashpër opozitën në Kosovë, duke vlerësuar se mungesa e njerëzve seriozë brenda saj po i krijon hapësirë kryeministrit Albin Kurti për të qeverisur.

Duke folur në emisionin “Pressing”, Haxhiu tha se Kosova nuk ka një opozitë të mirëfilltë dhe se brenda saj mungojnë figura serioze politike.

banner

“Ne nuk kemi opozitë, nuk kemi njerëz seriozë brenda opozitës. Albin Kurti e meriton këtë pushtet dhe duartrokitje për këtë që ka shkru. Brenda opozitës s’ka asgjë pos idiotëve funksionalë”, u shpreh Haxhiu.

Deklarata e tij erdhi gjatë diskutimit për raportin e kryeministrit Kurti mbi arritjet e qeverisë, duke vënë në pah, sipas Haxhiut, dobësinë e opozitës përballë pushtetit aktual.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy