Këngëtarja shqiptare Rita Ora feston më 26 nëntor ditëlindjen e saj të 36-të.
Me këtë rast, babai i saj, Besnik Ora, publikoi në Instagram fotografi nga fëmijëria e këngëtares, të shoqëruara me një urim nga familja.
“Gëzuar ditëlindjen, Rita! Shumë urime ditëlindja. Paç një ditë të mrekullueshme, qëndro e lumtur si gjithmonë. Shumë përqafime dhe dashuri nga familja jote”, shkroi ai.

Në postim reaguan edhe nëna e këngëtares, Vera Ora, dhe motra e saj, Elena, të cilat komentuan me emoji zemrash.
Rita Ora lindi më 26 nëntor 1990 në Prishtinë. Në moshë të vogël u zhvendos me familjen në Londër, ku më pas ndërtoi karrierën e saj muzikore ndërkombëtare.

