Sadiku – Bajramit të VV’së: Ke votuar një person me shkollë të mesme për Këshillin e Shkencës

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është përplasur me deputetin e Vetëvendosjes, Alban Bajrami lidhur me emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Sadiku i është drejtuar Bajramit të VV’së, duke thënë se ky i fundit ka votuar për një person ‘’me shkollë të mesme’’ që të bëhet anëtar i këtij këshilli.,

banner

‘‘Zoti Bajrami vetëm me u kyç në këtë temë, sapo e ke votu para tre minutave, një person me shkollë të mesme për Këshill Kombëtar të Shkencës, e ki ngrit dorën. Do të thotë, unë jam i sigurt që ekziston një person në Kosovë, që ka punime shkencore, që është militant i VV’së, por që e ka fakultetin e kryer. Tash jam tu hulumtu i paska 14 provime të kryera prej 40 provimeve, në FSHMN, jo në Harvard. Tash unë nuk po dyshoj në profesionalizimin e tij në sferën  e vet, po besoj që mirë shumë, po besoj që është njeri i mirë dhe aktivist i mirë i Lëvizjes tuaj, por një bachelor po besoj është dashtë me kry kur hin në Këshill Kombëtar të Shkencës”, ka thënë Sadiku mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy