Marta Kos flet për integrimin në Tiranë: Rezultatet konkrete në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndër testet më vendimtare

by Nexhat

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit Evropian, ku ishte e pranishme, foli për sfidat e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vëmendja e Brukselit do të përqendrohet te rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kos nënvizoi se një nga testet më vendimtare për Shqipërinë do të jetë zbatimi i reformave, duke theksuar se nuk do të mjaftojnë vetëm deklaratat dhe angazhimet politike.

banner

“Rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përafrimi me ligjet e BE-së për mjedisin, do të jenë ndër testet më vendimtare. Fokusi do të jetë te zbatimi, te veprimet dhe jo thjesht te fjalët”, deklaroi komisionerja.

Një vëmendje të veçantë ajo i kushtoi edhe funksionimit të shtetit të së drejtës dhe mënyrës se si institucionet shqiptare reagojnë ndaj hetimeve që përfshijnë zyrtarë të lartë.

“Në shtetin e së drejtës do të shohim se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve, përfshirë rastet kur ato kanë të bëjnë me vendosjen para përgjegjësisë të personave në pozita të larta pushteti. Pikërisht aty do të shihet nëse institucionet janë vërtet të pavarura dhe nëse institucionet po ndryshojnë realisht”, u shpreh Marta Kos

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy