Ethan Mbappe vazhdon kontratën me Lille deri në vitin 2029

by Nexhat

Klubi francez Lille ka vazhduar kontratën me futbollistin Ethan Mbappe, i cili do të jetë pjesë e këtij ekipi deri në vitin 2029.

Sulmuesi nëntëmbëdhjetë vjeçar, i cili po kalon një fillim shumë të mirë të sezonit, ka nënshkruar vazhdimin e kontratës edhe për dy vjet të tjera.

banner

Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e Lille përmes një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

“Lille dhe Ethan Mbappe janë shumë të lumtur të njoftojnë vazhdimin e kontratës që i lidh. Sulmuesi i talentuar, pjesë e Përfaqësueses së Francës U21, ka vazhduar kontratën edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2029”, thuhet në komunikatën e klubit.

Drejtuesit e Lille kanë shprehur kënaqësinë që do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin e futbollistit në vitet e ardhshme.

Ata vlerësojnë se talenti, potenciali, pjekuria dhe përvoja që po fiton do të jenë elemente të rëndësishme për paraqitjet e tij me fanellën e klubit francez.

Ethan Mbappe është vëllai më i vogël i yllit të futbollit francez, Kylian Mbappe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy