Dy gjigantët italianë i vihen pas Donnarummas, i cili mund të largohet nga City

by Nexhat

Koha e Gianluigi Donnarummas te Manchester City mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh, pasi kapiteni i Italisë thuhet se po has vështirësi për ta bindur trajnerin Enzo Maresca.

Sipas “The Athletic”, përcjellë nga “CalcioMercato”, Manchester City po shqyrton mundësinë e një ndryshimi të plotë në repartin e portierëve gjatë verës së ardhshme, pavarësisht se Donnarumma ka kontratë deri në vitin 2030. Edhe portieri rezervë, Gerónimo Rulli, mund të largohet nga klubi.

banner

Donnarumma iu bashkua Cityt në vitin 2025, menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain. Megjithatë, largimi i Pep Guardiolës dhe ardhja e Enzo Marescas kanë ndryshuar situatën. Sipas raportimit, 27-vjeçari nuk përshtatet me filozofinë e Marescas dhe ngadalëson qarkullimin e topit nga prapavija, gjë që trajneri italian e kërkon nga skuadra e tij.

Portieri italian është kritikuar gjithashtu për disa gabime në ndeshjet kundër PSG-së, Leipzigut dhe Aston Villas këtë sezon, ndonëse ka regjistruar edhe disa pritje të rëndësishme. Goli i parë i Rasmus Højlundit për Napolin, në barazimin 2-2 të së martës, përfundoi në rrjetë pasi topi i rrëshqiti nga duart Donnarummas.

Një transferim i mundshëm nuk do të ishte aspak i lirë. Vlera e Donnarummas llogaritet rreth 45-50 milionë euro, ndërsa ai përfiton rreth 12 milionë euro neto në sezon te Manchester City, faktorë këta që kufizojnë numrin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij.

Në mesin e skuadrave që janë përmendur si destinacione të mundshme janë Juventusi dhe Interi.

“Bianconerët” transferuan Guglielmo Vicario nga Tottenham gjatë kësaj vere, por prej kohësh kanë shfaqur interesim për numrin një të Italisë.

Ndërkohë, Interi, i cili aktualisht mbështetet te Josep Martínez dhe Ivan Provedel, po përcjell disa alternativa për pozitën e portierit, në kuadër të planeve për të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy