Dy gjeorgjianë këmbejnë 40 mln lekë false në 40 mijë euro dhe zhduken pa gjurmë…!

by Merita

Dy shtetas nga Gjeorgjia u shpallen në kërkim pasi raportohet se kanë mashtruar në një pikë këmbimi valutor duke shkëmbyer një shumë parash me kartëmonedha false.

Raportohet se në kërkim janë shpallur shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

banner

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.

Njoftimi i policisë Elbasan:

Mashtruan në një exchange, duke këmbyer një shumë parash me kartëmonedha të falsifikuara, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit gjeorgjianë.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan, pas kallëzimit nga pronari i një exchange, se 2 shtetas e kishin mashtruar në exchange, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara, kanë bërë të mundur identifikimin e 2 autorëve të rastit.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit gjeorgjianë L. R., 49 vjeç dhe L. P., 46 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Këta 2 shtetas, më datë 01.06.2024, në subjektin exchange në pronësi të shtetasit A. A., kanë këmbyer 40 milionë lekë, në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy