SHBA dhe Polonia me grup të posaçëm komunikimi për të luftuar “dezinformimin rus”

by Merita

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia krijuan një grup për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e dezinformimit rus, njoftoi Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit amerikan të Shtetit.

Qendra Globale e Angazhimit, e cila punon për të nxjerrë në pah dezinformatat nga ato që i konsideron shtete armiqësore, tha se Grupi i përbashkët i Komunikimit për Ukrainën, ose UCG, u formua në Varshavë.

banner

Qëllim i tij është t’i jepet mbështetje Ukrainës “në luftën kundër agresionit të Rusisë në hapësirën e informacionit”. Departamenti amerikan i Shtetit tha se grupi i ri do t’i bashkojë aleatët “për të koordinuar mesazhet, për të promovuar raportimin e saktë rreth pushtimit rus të Ukrainës, për të përforcuar zërat ukrainas dhe për të ekspozuar manipulimin e informacioneve nga Kremlini”.

Departamenti i Shtetit tha, po ashtu, se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm”, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”. Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët polakë thonë se Polonia është bërë, gjithashtu, objektiv i sabotazhit dhe masave të tjera përçarëse nga shërbimet sekrete ruse. Polonia, anëtare e NATO-s, është strehë për një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, të cilët ikën nga vendi i tyre prej se Rusia nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy