Aksioni i Policisë në veri: Në kërkim janë edhe dy persona, dyshohet se bashkëvepruan me Spasojeviqin

by Nexhat

Aksioni i Policisë së Kosovës i realizuar të enjten në fshatin Uglarë të Zubin Potokut rezultoi me sekuestrimin e armëve dhe mjeteve eksplozive, si dhe arrestimin e një personi. I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, teksa mëson se edhe dy persona të tjera ndodhen në arrati.

Sipas Sinjalit, personi që përfundoi në pranga të Policisë për përdorim dhe mbajtje ilegale të armës është Stefan Spasojeviq  – fotografia e të cilit u publikua dje.

banner

Përveç në shtëpinë e tij, gjatë aksionit që u zhvillua në Uglarë, Policia ka kryer bastisje edhe në dy lokacione të tjera, ndërsa të dyshuarit ende s’janë kapur.

Siç mëson Sinjali, personat që po kërkohen nga Policia janë Dusan Jankovic dhe Jovan Djukic. Disa nga armët e sekuestruara janë gjetur në shtëpinë e këtij të fundit.

Spasojeviq, Jankovic dhe Djukic po dyshohen se në bashkëveprim kanë poseduar dhe përdorur armë ilegale dhe gjësende të tjera të kundërligjshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, si dhe kanë dhënë detaje për operacionin e zhvilluar.  

“Si rezultat i angazhimit dhe punës së zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një Granad dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë ma emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb. Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy