Malishevë: Funksionalizohet aeroporti civil, zbret aeroplani i parë pas 25 vitesh

by Merita

Komuna e Malishevës ka njoftuar për aktivizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se ky aeroport civil në Malishevë është funksionalizuar pas 25 viteve liri.

Komuna ka njoftuar se për ta pritur uljen e parë në këtë aeroport kishin dalë kreu i Komunës, Ekrem Kastratii, me bashkëpuntorë në Komunë.

banner

“25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e sajë po i gjen me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilot të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi shkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, ka deklaruar Kastrati.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zarrfikësve dhe QKMF- ja në Malishevë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy