Të paktën dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga fundosja e dy anijeve në brigjet italiane

by Nexhat

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë zhdukur në dy anije të ndara pranë brigjeve italiane, njoftuan ekipet e shpëtimit.

Dhjetë trupa janë gjetur në kuvertën e poshtme të një varke prej druri në Mesdheun qendror nga shpëtuesit nga Nadir, një anije e operuar nga organizata bamirëse gjermane Resqship

banner

Organizata bamirëse tha se shpëtoi 51 persona që ishin në bordin e anijes që po fundosej, e cila besohet se ishte nisur nga Tunizia.

Alarm Phone, një shërbim i linjës telefonike për njerëzit në vështirësi gjatë kalimit të Mesdheut, tha: “Ne u lajmëruam për një varkë në fatkeqësi, me rreth 60 persona. Jo autoritetet e BE-së, por Nadiri i vogël ofroi ndihmë. Fatkeqësisht, ata erdhën shumë vonë për 10 personat që vdiqën në kuvertën e poshtme. Kufijtë e BE-së vazhdojnë të vrasin”

Raportohet se mbytja e anijes ndodhi rreth 64 kilometra në jug të ishullit italian të Lampedusa, shkruan the Guardian.

Ndryshe, 50 persona u raportuan të zhdukur në një anije të mbytur në detin Jon, rreth 160 kilometra larg brigjeve të Kalabrisë në Italinë jugore.

Dymbëdhjetë persona, përfshirë një grua shtatzënë, u shpëtuan nga një anije tregtare dhe u dërguan në portin Roccella Ionica. Ata po udhëtonin me një varkë me vela që ishte nisur nga Turqia ditët e fundit. Në bord kishte njerëz me kombësi iraniane, irakiane dhe siriane.

Në fillim të këtij muaji, 11 trupa u gjetën nga deti në brigjet e Libisë.

Italia është një nga pikat kryesore për njerëzit që përpiqen të arrijnë Evropën, me “rrugën qendrore të Mesdheut” që konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në botë.

OKB-ja ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje dhe zhdukje përgjatë rrugës që nga viti 2014.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy