Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së

by Nexhat

Në vitin 2021, Policia e Kosovës ishte konsideruar nga Gjykata Speciale se nuk mund të ofrojë mjaftueshëm siguri nëse i liron në arrest shtëpiak krerët e UÇK-së. Tani për moslirimin e tyre vlen një arsye tjetër, ajo se të akuzuarit mund të ndikojnë te dëshmitarët.

Sa herë që kryen operacione në Kosovë, Gjykata Speciale ka asistimin edhe të Policisë së Kosovës

banner

Por, ajo në një periudhë nuk u bind që Policia e Kosovës mund të ofrojë mjaftueshëm siguri, nëse ish-krerët e UÇK-së do të liroheshin në arrest shtëpie.

Për këtë, bashkëshortja e Rexhep Selimit, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, pyeti edhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në mars të këtij viti që pati këtë përgjigjeje.

“Unë mendoj që Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme, për personat që janë të akuzuar atje për të ofruar siguri, problemi nuk qëndron tek kapacitetet tona, problemi qëndron tek puna e Gjykatës Speciale vetvetiu”, kishte thënë Hoxha

Një pyetje të ngjashme, Dukagjini e ka drejtuar në adresë të policisë këtë javë, por institucioni që udhëheq Hoxha ka rekomanduar që të pyetet Gjykata Speciale.

E, kjo e fundit e kontaktuar nga televizioni, dërgoi vetëm vendimet e fundit përmes të cilave nuk u lejua lirimi me kusht i të akuzuarve, ku nuk përfshihet siguria nga policia

Avokati i akredituar nga Specialja, Artan Qerkini vë në pah ndryshimin e arsyetimit të Speciales.

Tash e një vit,  trupi gjykues nuk konstaton më se ekziston rreziku i ikjes, për rrjedhojë nuk ka më nevojë që Policia e Kosovës, të tregoj dhe dëshmoj se ka kapacitete për të ikjen eventuale pasi që vet gjykata e konstaton që nuk do të ketë ikje”, ka thënë Qerkini

Qerkini thotë se të akuzuarit duhet të lihen në arrest shtëpiak.

“Tani nevojat e sigurisë janë zbutur, masa e paraburgimit duhet të lirohet me një masë më të butë si është arresti shtëpiak, lajmërimi javor në stacion policor”, ka shtuar Qerkini.

Se Policia e Kosovës mund të kryejë këtë punë e thotë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Rashit Qalaj.

“Policia e Kosovës ka kapacitete, më shumë e shoh një mos vullnet politik lirimin ne arrest shtëpiak të tyre, sepse policia ka gjitha kapacitetet për të ofruar kushtet e kërkuara”, ka thënë Qalaj.

Aktualisht, ish-drejtuesit e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë nën arsyetimin se mund të ndikojnë tek dëshmitarët./Dukagjini/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy