Legjenda e futbollit uruguaian, Diego Forlán, është emëruar trajner i përkohshëm i Kombëtares së Uruguait.
Ish-sulmuesi i njohur do ta drejtojë ekipin kombëtar deri muajin mars.
Forlan do të ketë një rol të dyfishtë gjatë kësaj periudhe. Përveç drejtimit të kombëtares A, ai do të vazhdojë të jetë edhe trajner i përfaqësueses U20 të Uruguait, të cilën do ta udhëheqë në Kampionatin e Amerikës së Jugut për të rinj në janar.
Në fund të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Uruguajit dhe vetëm pas përfundimit të tyre do të merret vendimi nëse Forlan do të vazhdojë si trajner i kombëtares apo do të emërohet një teknik tjetër.
Diego Forlán është një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e Uruguait. Ai fitoi “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror 2010 në Afrikën e Jugut, ku udhëhoqi Uruguain deri në gjysmëfinale, ndërsa në vitin 2011 ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Amerikës.
Ish-futbollisti i Atletico Madrid do ta zëvendësojë Marcelo Bielsën.
Uruguaji ishte pjesë e Botërorit 2026, por nuk arriti ta kalojë grupin

