Armët serbe që kanë përfunduar në Ukrainë përmes vendeve të treta, duket se po testojnë marrëdhëniet e ngushta mes Beogradit dhe Moskës.
Pasi Financial Times publikoi artikullin me titull, “Serbia mbyll një sy për faktin se armët e saj përfundojnë në Ukrainë”, një sërë zyrtarësh rusë kanë reaguar lidhur me çështjen, transmeton a2cnn
Teksa komentoi informacionet, zv/ministri i jashtëm Alexander Grushko tha se dy vendet do të diskutojnë mbi kërcënimet e mundshme lidhur me dërgesat e armatimeve.
Shkëmbimet e opinioneve mbi kërcënimet e sigurisë mes vendeve janë pjesë përbërëse e dialogut politik midis Rusisë dhe Serbisë
Sigurisht, kjo vlen edhe për çështjet e dërgesave ushtarake.
Sipas artikullit të Financial times, i cili nga mediat në Moskë, komentohet si përpjekje për të përçarë Serbinë me Rusinë, që nga fillimi u luftës në Ukrainë, kjo e fundit ka mund të sigurojë municione me vlerë 800 milion euro nga Beogradi, përmes vendeve të treta.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi se do qëndronin në kontakt me Serbinë për të verifikuar informacionin lidhur me municionet serbe