Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka shkruar në lidhje me takimin e nivelit të lartë, që pritet të mbahet sot në Bruksel.
Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këtë takim “secili fiton atë që e do”.
Ai ka thënë se Brukseli e ka mundësinë “të duket sikur ka proces dialogu, anise ka dështuar”.
Liderët ndërkaq, sipas tij “kanë mundësinë të shiten konstruktivë dhe të shesin përralla patriotike në shtëpi”.
“Brukseli sot është nikoqir i takimit të radhës Kurti-Vuçiq, ku secili i fiton atë që e do. Brukseli e ka mundësinë të duket sikur ka proces dialogu, edhepse ai ka dështuar. Liderëve u jepet mundësia të shiten konstruktivë në arenën ndërkombëtare dhe t’i shesin përralla patriotike publikut në shtëpi. Dialogu i pafund është ushqyesi kryesor i autokracive.” – ka shkruar ai.