“Qeveria do të jetë pranë jush”, Kurti në Dragash zotohet se do t’i ndihmojë të prekurit nga vërshimet

by Nexhat

Pas qëndrimit në Bruksel, kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Kurti atje u zotua se do t’iu dalë në ndihmë banorëve për dëmet e shkaktuara

banner

“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, tha ai.

Kryeministri shkoi atje me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe është takuar me kryetarin e Dragashit, Bexhet Xheladini

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ai i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës.

Kryetari Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.

Nga aty, bashkë, u nisën për të vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy