Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit, qe u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, në ka folur rreth qëllimit të kësaj konference, duke thënë se kanë mbështetur procesin e Berlinit.
Ajo tha se Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga vet ajo dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj
Deliu-Kodra tregoi se në këtë konferencë janë diskutuar sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat sipas saj janë të kërcënuara nga ndikimi i Rusisë me qëllim destabilizimin e rajonit.
Ajo tha se ky ndikim më i madh vërehet në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë
“Natyrisht që me zonjën Kadriaj kemi konfirmuar që si Kosovë e mbështesim procesin e Berlinit, i cili në radhë të pare garanton gjithpërfshirje dhe status të barabartë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që në start kemi paraqitur shqetësimet për vendet tona respektive me theks të veçantë që i shohim nga Rusia përpjekjet e saj për destabilizim të rajonit. Këtë e thanë edhe deputet të parlamenti të Bosnje e Hercegovinës dhe vendeve tjera se Rusia po vazhdon përpjekjet për destabilizim për të penguar të ardhmen e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrime në Bashkimin Evropian”, tha Deliu-Kodra në rtk.
Ajo tha se në këtë takim ka folur edhe për çështjen e sulmit të vitit të kaluar në veri të vendit ku është vrarë Togeri Afrim Bunjaku, duke thënë se e kanë dënuar ashpër këtë sulm mbi vendin tonë.
“Pra që në start kërkuam që të flitet për sigurinë e vendeve tona, sepse kjo siguri po cenohet nga Rusia dhe Serbia”, tha Deliu-Kodra.
Tutje theksoi se pas një debati ndërmjet deputetëve pjesëmarrës, delegacioni i Serbisë u largua nga salla ku po mbahej konferenca ndërmjet deputetëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor