Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi ka reaguar pasi u ndalua mbajtja e festivalit ‘Mirdita, dobar dan’.
Përmes një shkrimi të tyre në rrjetin social X, thuhet se është zhgënjyese se si ky festival që mbahet që nga viti 2014, e që po ashtu është i financuar nga BE’ja, u ndalua sot
Sipas tyre, kjo iniciativë është pjesë e rëndësishme e normalizimit mes dy vendeve.
“Zhgënjyese kur mësova se festivali “Mirëdita, Dobar Dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e OSHC-ve ndërton ura ndërmjet popujve, një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në cicërimën e tyre.
Ndryshe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se ka lëshuar urdhër për ndalimin e tubimit publik të pjesëmarrësve të festivalit “Mirëdita, dobar dan”.
EU u Srbiji/Disappointing to hear that the EU-funded “Mirëdita, Dobar Dan” festival, taking place since 2014, was banned today. This commendable CSO initiative builds bridges between the peoples, an important part of the Belgrade-Pristina normalisation efforts.