Çitaku e quan lajm të mirë ndalimin e Tik-Tok, thumbon pak Qeverinë Kurti

by Nexhat

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas miratimit të vendimit për ndalimin e platformës TikTok në të gjitha institucionet publike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Çitaku i ka bërë thirrje Qeverisë që krahas këtij vendimi, t’i ndalojë edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës e subvencionet për familjarë

“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky.Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë, etj etj”, shkroi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy