Në emisionin EURO N’T7 sonte është diskutuar për nismën ekonomike të Fatmir Limajt dhe partisë së tij.
Në këtë intervistë Limaj ka konstatuar se katër vitet e kësaj qeverie janë të humbura në secilën fushë.
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se vendi aktualisht qeveriset nga njerëz të paftë, të padijshëm të cilët qeverisin pa plan dhe pa vizion.
“Sot jemi në duart e njerëzve të cilët dinë vetëm një gjë, atë që kanë bërë gjithë të shajn, të shpifin,të mashtrojnë, të flasin e të mos veprojmë. Është dallim mes fjalëve dhe veprimeve. Këta djem janë mësu me dal me shajt nja dy orë të parlament, në konferenca shtypi, me shkru një status në facebook nga ambientet e tyre të bukura dhe kështu ka menduar se bëhet shteti”, ka thënë mes tjerash lideri i Nismës, z.Limaj.
Sipas tij, kur këta djem e vajza të LVV-së, erdhën në pushtet e panë dhe u ballafaquan me realitetin se shteti nuk bëhet duhet shajt e shpif dhe se duhet shumë punë dhe kështu shteti u ndal, u stagnu çdo gjë.
“Kosova që katër vjet është stopuar nuk ecë asgjë, ka ndodhur njejte sikur një fabrike e cila ishte duke punuar t’i vihet dryni dhe të ndalet çdo gjë. Kështu Kosova u ndal për katër vite nuk kemi asnjë zhvillim, fatkeqësisht shpresa e qytetarëve në vend se do të ketë ndryshime pozitive nuk ekziston më, këta njerëz iu kanë mbytë shpresat qytetarëve tanë.Qytetari i Kosovës nuk duhet asnjëherë t’i fal këta sepse iu ka dhënë mundësin për ndryshime të mëdha, ndryshime të cilat vendin do ta dërgonin vendin në një nivel krejt tjetër të zhvillimit të saj, kjo nuk ndodhi, përkundrazi vendi u ndal”, ka thënë Limaj.
Limaj tutje ka shtuar se nëse për asgjë tjetër, qytetari këtë qeveri duhet ta dënoi me votë për shkak se u dha mundësin për ndryshime të mëdha e të cilat nuk ndodhën kurrë.