Dy persona janë raportuar të zhdukur në Ferizaj.
Një burrë ka deklaruar se gruaja e tij ka dalë nga banesa dhe nuk di për vendndodhjen e saj.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Besnik Osmani, Ferizaj 28.06.2024 – 08:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.”
Ndërsa në rastin tjetër, babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.
“Fsh. Greme, Ferizaj 25.06.2024 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.”
Rastet po hetohen