40
Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandati suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.
Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka thënë se është iniciuar rast “Nxitje e urrejtjes”.
“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë. Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit është hap rasti “Nxitje e Urrejtjes”. Nuk kemi të dyshimt, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”, tha Elshani