Haradinaj: Kadare këtë komb të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Ismail Kadare ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu.

Pas lajmit për vdekjen e shkrimtarit, Haradinaj tha se Kadare letërsinë e një kombi të vogël e futi në “analet e letërsisë së përbotshme”

“Sot nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël e futi në analet e letërsisë së përbotshme”, shkroi Haradinaj.

“Ne sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t’i ketë njeriu! Ky emër do t’i jetojë epokat! Lamtumirë Mjeshtër!”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy