Zyrapi thotë se katërshja e UÇK-së ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm kur ai u emërua shef i Drejtorisë Operative

by Nexhat

Dëshmitari Bislim Zyrapi ka treguar për periudhën kur sipas tij ishte emëruar shef i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, e që në atë periudhë tha se katër tani të akuzuarit ishin anëtarë të Shtabit.

“Ka qenë nga mesi i korrikut. Ka qenë 3 ditë ose 4 ditë para se të fillojë ofensiva në Rahovec”, tha Zyrapi

banner

Dëshmitari pohoi se në një intervistë për “Zëri”, ai kishte thënë se anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm në periudhën kur ai u emërua shef i Drejtorisë Operative ishin: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe Lahi Brahimaj.

Po ashtu, ai kishte thënë se mbledhjen kur edhe u emërua në Drejtorinë Operative e ka udhëhequr Jakup Krasniqi dhe se aty është njoftuar se Azem Syla ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm, por që emri i tij sipas tij duhej të mbahej sekret për shkak të funksionit që kishte ai jashtë Kosovës

“Kemi qenë në një shtëpi private në regjionin e Malishevës, por saktë nuk e di”, tha tutje dëshmitari, kur u pyet se ku u mbajt kjo mbledhje.

Zyrapi shtoi se nuk kanë pasur shumë kohë që të flasin në atë mbledhje pasi që është dashur që të shkojnë në territorin e Dukagjinit, ku do të takohej me Ramush Haradinajn.

“Jemi taku në Jabllanicë. Ne anëtarët e Shtabit kemi shku bashkë atje. Kam qenë unë, Jakup Kransiqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Lahi Ibrahimi”, tha Zyrapi.

Dëshmitari tregoi për funksionin që kishte pasur Lahi Brahimaj kur ky shkoi në Shtabin e Përgjithshëm.

“E di që në atë kohë që ka qenë në Shtabin e Përgjithshëm ka qenë për Drejtorinë e Financave, por se çka ka qenë më herët nuk e di”, tha dëshmitari

Ndërsa, për një person me emrin Salih Veseli, tha se ka qenë shef i nënzonës së Dukagjinit.

“Në atë kohë ishte edhe i Shtabit edhe si shef i shtabit të nënzonës në Dukagjin”, tha ai.

Kurse, për një person me emrin Burim Marmullaku, Zyrapi tha se ka qenë korrier nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas dhe se nuk di nëse ka pasur ndonjë funksion në logjistikë.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantuan edhe disa dokumente të tjera, duke përfshirë edhe një vendim me anë të cilit pretendohej se do të ndalohen të gjitha komunikimet me gazetarë për çështje ushtarake dhe organizative.

Lidhur me këtë, Zyrapi u pyet se a ishte ai vendim në përputhje me politikën e UÇK-së.

“Dokumentin po e shoh për herë të parë, por sa i takon politikave normalisht komunikimet janë të kufizuara dhe të ditura se kush mund t’i ketë komunikimet, po”, tha dëshmitari

Ai gjithashtu shtoi se kishte dijeni që ka pasur probleme që kanë pasur të bëjnë me Zonën e Dukagjinit për shkak se disa persona atje kishin komunikuar me gazetarët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy