Lulzim Basha tha në një intervistë për Euronews Albania se grupimi që ai drejton ka nisur negociatat për koalicionin me të cilin do garohet në zgjedhjet e 2025
Ai theksoi se beteja e tyre mbetet që logoja të mos njolloset për interesa personale të dikujt që siç tha “sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik”
“Beteja jonë është që logoja të mos njolloset me interesa personale të dikujt që sot ka akuza nga sistemi i drejtësisë dhe aleati ynë strategjik. 34 vjet pas rënies së komunizmit nëse trajton politikën si kombëtaren do dalësh me këpucë të kuqe, politika nuk është tifozeri, ndryshe mos u qaj kot. Politika është mision për t’i shërbyer interesit publik dhe ne sjellim një ndryshim total nga ai që ofron tregu i politikë së vjetër. Kur vjen puna te kodi zgjedhor, aleanca është shumë më e gjerë, qëndrojmë për ato që u interesojnë qytetarëve, jemi për listat e hapura. Kemi nisur negociatat, aktualisht ka formën e një koalicioni për kodin zgjedhor, por do strukturohet, shumë shpejt do shtrihet në një koalicion substantiv, ku do të merren parasysh interesat e vendit, por pa humbur identitetin si e djathta e re dhe e munguar në vend”, tha Basha.