Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar
Sipas burimeve të Televizionit Dukagjini Korab Gashi është arrestuar në mbrëmjen e 1 korrikut, si i dyshuar për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor të vitit të kaluar.
I dyshuari, Korab Gashi sipas burimeve të TV Dukagjinit është arrestuar rreth orës 21:00 nga Policia e Kosovës.
Korab Gashi ka qenë në arrati që nga nëntori i vitit të kaluar.
Të dyshuarit tjerë janë Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi, të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe Trim Baraku për “Armëmbajtje pa leje”, më 1 dhjetor, nën masa të rrepta sigurie, u dërguan në Gjykatën Themelore në Prizren.