Himara drejt zgjedhjeve të reja, mandati i Belerit pritet të shpallet i pavlefshëm

by Nexhat

Të enjten e 4 korrikut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë procedurat për shpalljen e vakancës për drejtimin e Bashkisë së Himarës.

Në orën 11:00, KQZ njofton se do të miratojë projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Alfred. Beleri”

banner

Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, betimi i Belerit si kryetar duket i pamundur dhe KQZ pritet të konstatojë pavlefshmërinë e mandatit të tij, pas dënimit të formës së prerë edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Në përfundim të procedurave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fati i zgjedhjeve të reja në Himarë do të jetë në duart e Presidentit, i cili brenda 45 ditëve nga shpallja e vakancës duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja

Fredi Bleri garoi në zgjedhjet e 14 Majit 2023 nën logon e koalicionit Bashkë Fitojmë, por u arrestua 4 ditë para zgjedhjeve me akuzën për korrupsion aktiv në zgjedhje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy