Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika.

Haradinaj ka thënë se në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi.

banner

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 i dërgoi botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Në kohën e pushtimit të egër, ishin “Delegatët e Pavarësisë”, që legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”, ka thënë Haradinaj.

“Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika. Mirënjohës e falënderues për kontributin atdhetar në të gjitha periudhat historike”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy