25
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka të ngjarë të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden kur ai të jetë në Uashington përgjatë këtij muaji, për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit.
Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti e njeh kryeministrin Netanyahu për tre dekada. Ata ndoshta do të takohen kur kryeministri të jetë këtu më vonë atë javë, por ne nuk kemi asgjë për të shpallur në këtë kohë,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Times of Israel.
Netanyahu pritet t’i drejtohet me një fjalim Kongresit më 24 korrik.