36
Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael. Lajmin e ka bërë të ditur e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.
“Ekspertiza e thellë e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, ka shkruar Demiri
Për këtë emërim ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, duke thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Izraelit.