AAK në zyra të reja, mysafiri i parë Ambasadori Hovenier, Haradinaj: Me këmbë të mbarë, në shtëpinë e re

by Nexhat

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë e re të AAK’së, Ambasasorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, për të cilin ka thënë se është mysafiri i parë në zyret e reja.

Haradinaj ka thënë se me Hovenier kanë folur për aktualitetin në vend, bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe mbështetjen e ShBA’së ndaj Kosovës.

banner

“Me këmbë të mbarë e në shtëpinë e re, të nderuar që mysafiri i parë ishte Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier. Folëm për aktualitetin në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, pa harruar mbështetjen jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat e lirisë e të shtetndërtimit të Kosovës! Me urime të ndërsjella edhe për Festën Kombëtare të Pavarësisë së Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy