Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ja uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shënimin e Pavarësisë.
Krasniqi thotë se nga përkushtimi dhe mbështetja e palëkundur e treguar nga ShBA-të kanë frymëzuar shtetet anembanë globit, përfshirë Kosovën, që të nisin një rrugë të re, atë të lirisë dhe të zhvillimit,
“Para se gjithash, kjo është një ditë që e feston e gjithë bota e lirë dhe demokratike, krah për krah me Shtetet e Bashkuara. Vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë, të promovuara nga SHBA-të, shërbejnë si udhëzues frymëzimi për të gjithë ato shtete që kërkojnë të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur. Gëzuar 4 Korrikun!”, shkruan kreu i PDK-së në Facebook.