24
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka nisur vizitën e tij në Turqi, ku nesër do të takojë edhe diasporën që jetojnë në Izmir.
Fillimisht sot, ai e ka takuar guvernatorin Suleyman Elban.
Kurti dhe Elban, diskutuan rreth thellimit të lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore, dhe hulumtimin e mundësive të reja për bashkëpunim në sfera me interest të dyanshëm.
“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, dhe për mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit