Gëzim Sveçla, Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë në “Pressing” të T7, të hënën se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka një tendencë “që të ndahet”, nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se kreu LDK-së Lumir Abdixhiku ka pasur shumë postime për Përparim Ramën dhe projektet e tij, por shton se “ka një tendencë që të largohen nga ai”.
“Është një tendencë e LDK-së me u nda prej Përparimit, kur është fillu Rruga A, lideri i LDK-së për 2 muaj i ka pasur 5 postime për Rrugën A dhe Përparimin. Tash është një tendencë me ikë prej Përpariit, LDK-ja është e mirë po Përparimi nuk po është produktiv”, ka thënë Sveçla.