Pavarësisht vëretjeve, Vetëvendosje e kalon në Kuvend ligjin për KPM-në

by Nexhat

Kuvendi i Kosovës ka votuar pro projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), për Projektligjin e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ndërsa ai i Ligjit të Zyrtarëve Publikë është shtyrë për një seancë tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë gjatë votimit ishin prezentë 61 deputetë, të gjithë të pushtetit, meqë deputetët opozitarë e kishin lëshuar sallën.

Për projektligjin për KPM-në, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se ka pasur shumë komente dhe janë analizuar me seriozitet.

“Në fund kanë rezultuar me 93 amandamente që e ndryshojnë edhe në përmbajtje këtë projektligj”, ka shtuar ai

Deputeti Dimal Basha dhe Eman Rrahmani kanë abstenuar.

Projektligji për Këshillin e Pavarur të Mediave është përcjell me kritika nga opozita, organizata joqeveritare dhe nga bashkësia ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy