PDK do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM’në dhe atë për KPK’në

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave,

Këto dy ligje u miratuan në seancën e sotme.

“Përpjekjet e përseritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme. Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy