Hamza takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimin do ta thellojmë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se kanë biseduar për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe investimet italiane, por rëndësi të veçantë i kushtuam nevojës së rikthimit të koordinimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me partnerët e saj”.

“Çdo e arritur e deritashme në Kosovë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë. Kjo ka qenë dhe duhet të jetë rruga e Kosovës! Bashkëpunimin mes Kosovës dhe Italisë do ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen!”, ka shkruar Hamza. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy