Kica – Xhelili: Kryeministri Kurti s’e ka idenë se çfarë është Kushtetuta

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, e ka akuzuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk e ka idenë më të vogël se çfarë është Gjykata Kushtetuese.

Ajo, në “Debat Plus”, tha se Kurti po ashtu nuk e ka idenë se çfarë është ndarja e pushteteve derisa u shpreh se atij nuk i konvenon demokracia.

banner

“E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarë nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy