Ukraina e di shumë mirë se prej cilave bazave ushtarake ruse po i ngrit aeroplanët Moska për ta bombarduar territorin ukrainas.
Volodymyr Zelensky tha se ukrainasit “e dinë se nga cilat baza ajrore nisin aeroplanët rusë që bombardojnë qytetet e Ukrainës”
Presidenti ukrainas gjithashtu thotë se “kanë armë me të cilat mund të godasin aeroplanët rusë në ato baza ajrore”
Megjithatë, Ukraina nuk po lejohet që të sulmojë brenda territorit rus dhe se po pret dritën jeshile për një gjë të tillë
Theksojmë se shumica e shteteve evropiane janë kundër lejimit të ukrainasve, që me raketat e tyre perëndimore, të sulmojnë caqet brenda Rusisë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.