Ish-lojtari i Real Madridit, Pepe po vlerëson opsionet e tij për të ardhmen pasi Portugalia u eliminua nga Kampionati Evropian “Gjermani 2024”.
41-vjeçarit nuk iu rinovua kontrata nga Porto, dhe ende nuk ka njoftuar pensionimin e tij. Me 878 ndeshje në supet e tij dhe për faktin që ende posedon një lloj shpejtësie, ka pak dyshime se çfarë mund të ofrojë ai më shumë tek një ekip tjetër
Sipas asaj që raporton Superdeporte, Celta Vigo i ka ofruar mundësinë atij që të rikthehet në La Liga në rast se dëshiron.
Trajneri Claudio Giraldez nuk është tërësisht i bindur nga opsionet që ka në dispozicion i Joseph Aidoo, Oscar Minguesa, Carl Starfelt dhe Unai Nunez, andaj Pepe do të ishte një përforcim i duhur.
Pepe ka lënë pas anën e tij ‘të errët’, pasi nga një lojtar agresiv ai është kthyer në një shtyllë themelore për skuadrat ku ka luajtur. Gjatë kësaj kohe ai ka demonstruar aftësi të shkëlqyeshme teknike, shumë korrekt në ndërhyrje duke i ofruar siguri bashkëlojtarëve të tij.
Për këtë arsye Celta mund t’i jap atij një vend ‘ëndrrash’ ku ai mund të përfundojë karrierën e tij të bujshme.
Pepe ishte larguar nga Real Madridi në vitin 2017 për t’u transferuar fillimisht në Superligën e Turqisë tek Besiktasi, para se të bëjë më pas kalimin tek Porto