Miratimi i deklaratës për aktgjykimin e Speciales, Rama: Kosova foli me një zë

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas miratimit të Deklaratës së Kuvendit të Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar si jetik unitetin institucional për miratimin e kësaj deklarate, duke thënë se për çështje që lidhen me luftën për liri dhe historinë e Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia e përbashkët.

banner

 “Sot, përballë një çështjeje që prek historinë tonë, luftën për liri dhe themelet mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, Kosova foli me një zë. Ky unitet institucional në miratimin e Deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte jetik. Kur bëhet fjalë për luftën çlirimtare, për sakrificën e një populli dhe për të vërtetën historike të Kosovës, dallimet politike nuk duhet të jenë më të mëdha se përgjegjësia jonë e përbashkët”, shkroi ai.

Rama shtoi se mesazhi i dhënë nga Kuvendi duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës.

“Mbi partitë është shteti. Mbi interesat ditore është e vërteta jonë historike. Drejtësia kërkon drejtësi. Historia kërkon të vërtetën. Ndërsa Kosova, kur preken themelet e lirisë së saj, duhet të dijë të qëndrojë e bashkuar. Sot Kuvendi e dha këtë mesazh. Dhe është një mesazh që duhet të dëgjohet fuqishëm edhe përtej Kosovës”, shkroi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy