56
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), do të mbajë sot (e shtunë) konferencë për media në lidhje me arratisjet e fundit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të mbajë sot konferencë për media.
Konferenca mbahet në ora 11:00 në Drejtorinë Qendrore të SHKK-së, ku do të flitet për arratisjet e fundit e të burgosurve nga institucionet e tipit të hapur.
Në konferencë do të marrin pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje.