‘Santiago Bernabeu’ gati për t’i uruar mirëseardhjen Mbappes – shiten të gjitha biletat në dispozicion

by Nexhat

Momenti që të gjithë tifozët e Real Madridit e kanë pritur me shumë durim tash e sa vite më në fund ka ardhur. Kylian Mbappe, i cili nënshkroi më herët gjatë këtij viti për madrilenët, do të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i tyre të martën.

Administrata e klubit madrilen ka njoftuar se prezantimi i lojtarit do të bëhet më datë 16 korrik në atë që duket se do të jetë një event i jashtëzakonshëm në ‘Santiago Bernabeu’

Përgatitjet janë duke u kryer

Siç është zbuluar nga mediat spanjolle, përgatitjet në ‘Santiago Bernabueu’ për prezantimin e fenomenit francez janë duke u kryer.

Ato kanë nisur 48 orë para se të bëhej e ditur data zyrtare e prezantimit të Mbappes, diçka e natyrshme duke marrë parasysh madhësinë e këtij eventi dhe befasitë që janë planifikuar.

Florentino Perez së bashku me ekipin e tij janë duke u përgatitur që ta bëjnë prezantimin e Mbappes si njërin prej prezantimeve më të paharrueshme ndonjëherë në futboll.

Ky event do të mbahet nën dyert e mbyllura me efekte special rreth fushës që do të shoqërohen me video në tabelat që tashmë janë risi në stadiumin e Real Madridit.

Një skenë do të ndërtohet aty ku lojtari do t’i bashkohet presidentit Perez për të vazhduar pastaj me formalitetet tjera.

Stadiumi do të jetë i tëri i mbushur

Real Madridi hodhi në treg biletat për këtë ngjarje speciale në fillim të kësaj jave dhe ato u shitën me një shpejtësi marramendëse për shkak të kërkesave të larta.

Në më pak se 2 orë, të gjitha biletat në dispozicion për këtë event u shitën, duke përfshirë edhe ulëset VIP që kanë çmime shumë të larta.

Me shitjet e fanellave të Mbappes tashmë që do të arrijnë shifra astronomike, eventi i së martës do të jetë i veçantë, pasi mbi 80 mijë tifozë do të jenë prezent për ta bërë atmosferën sa më të zhurmshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy