Raportet e Auditorit, Ramadani: Shumë ministra e deputetë do të përfundojnë në burgje

by Nexhat

Ish-inspektori i AKI-së, njëherit njohës i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, referuar gjetjeve të shumta në Raporte të Auditorit, thotë se po zbardhen keqpërdorime të shumta, për çka parashikoi se Prokuroria do të ketë “shumë punë” nëpër ministri dhe institucione të tjera.

“Këta që po arratisen nga burgjet, jam i bindur që po ia lënë vendet shumë prej Ministrave, deputetëve dhe militantëve nëpër institucione”, shkroi Ramadani

banner

“Shumë keqpërdorime po dëshmojnë Raportet e Auditorit, të publikuara në qershor 2024.  Sipas këtyre raporteve, po besoj se shumë punë paska Prokoruria nëpër Ministritë dhe institucionet tjera. Këta që po arratisen nga burgjet, jam i bindur që po ia lënë vendet shumë prej Ministrave, deputetëve dhe militantëve nëpër institucione”

“P.S. Një analizë të detajshme për gjetjet e auditorit së shpejti, me shumë shpjegime se çka nënkuptojnë ato gjetje”, shkruan Ramadani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy