Krasniqi kujton Azem Galicën: Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e tij tejkaluan moshën e tij të re

by Nexhat

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Azem Bejtë Galicën, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan për jetën dhe kontributin e tij e dhënë përgjatë luftrave.

“Qysh si 16 vjeçar, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhepër lirinë e trojeve shqiptare”, shkruajti Krasniqi.

Postimi i plot:

100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër pushtimit serb e jugosllav

Qysh si 16 vjeçar, kur ia vranë babain, Bejtën, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhe për lirinë e trojeve shqiptare. Në kuadër të Lëvizjes Kaçake, ai mori pjesë në shumë luftëra e beteja, përfshirë Kryengritjen e Drenicës, atë të Dukagjinit dhe më pas atë të Junikut.

Duke mos dashur që as i vdekur të bie në duart e çetnikëve serbë, Azemi e kishte lënë amanet që të varroset në një vend sekret, të cilin do t’ia plotësonin pas rënies, gruaja e tij Shota dhe bashkëluftëtarët e tij, duke e varrosur në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra të thellë. Për 47 vite trupi i heroit tonë do të pushonte aty, deri në rikthimin e tij në fshatin e lindjes, në Galicë.

Lavdi Heroit të Kombit, Azem Bejtë Galica!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy