100 milionë euro në dispozicion për investime të biznesmenëve nga diaspora, Qeveria ua garanton kreditë deri në 3 milionë

by Nexhat

Kosova ka lansuar sot programin kreditor nga i cili mund të përfitojë diaspora kosovare e interesuar për investime në Kosovë. Ky fond parashihet që të arrijë vlerë deri në 100 milionë euro, derisa garantimi i kredive investuese do të jetë deri në 3 milionë euro.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së lansimit të “Dritares për Investime të Diasporës”

“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Mërgata jonë do t’i sjellë aftësitë, mundësitë dhe kulturën e punës nga vendet ku jeton aktualisht”, ka deklaruar sot kryeministri Albin Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy