Vashat e Kosovës pësojnë humbjen e gjashtë në kualifikimet për Evropian

by Nexhat

Vashat e Kosovës kanë pësuar humbjen e gjatë në kualifikimet për Euro 2025, tani nga ato të Uellsit me rezultat 2-0.

Pas vetëm tetë minutash lojë, uellsianet shënuan nëpërmjet Jessica Fishlock, që u asistua prej Jones

Në minutën e 27-të, vendaset shënuan edhe të dytin, tani përmes Mary McAteer, ndërsa Fishlock ishte në rolin e asistueses.

Me kaq edhe përfundoni pjesa e parë, derisa në të dytën portat mbetën të paprekura.

Përkundër që vashat tona tentuan që të riktheheshin në lojë, nuk arritën të gjenin rrjetën e Uellsit.

Pas gjashtë ndeshjes të zhvilluara, vashat e Kosovës nuk kanë asnjë pikë, Uellsi është lidere me 14, Ukraina me 11 dhe Kroacia me nëntë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy