“Kredi pa nënshkrim” – Analogjia interesante e Surroit për Marrëveshjen e Brukselit

by Nexhat

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, tha se ekziston vetëm një formë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ajo është pranimi në tërësi i marrëveshjes së vitit 2023 dhe i aneksit për zbatimin e saj.

Surroi tha se Serbia po e pengon procesin e normalizimit duke e refuzuar këtë marrëveshje.

“Është evidente se forma e deritanishme e procesit negociator me Serbinë ka dhënë rezultate sa ka dhënë deri sot, por janë të pamjaftueshme, rezultati u është ofruar të dyja palëve, njëra palë ka dashur ta nënshkruaj Kosova, pala tjetër jo vetëm që s’ka dashur ta nënshkruaj, por ka bërë vërejtje gojore dhe me shkrim ndaj kësaj marrëveshje”, tha Surroi në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai e cilësoi të gabuar edhe qasjen e bashkësisë ndërkombëtare se të dyja palët janë përgjegjëse për mos implementimin e marrëveshjes së vitit 2023 për normalizim.

“Kjo është gabim, s’mund të jenë dy palët përgjegjëse nëse njëra palë thotë unë e nënshkruaj në tërësi këtë dokument, ndërkaq pala tjetër thotë jo vetëm që nuk e nënshkruaj, por as nuk i njoh këto pika”, deklaroi ai.

Surroi tha se normalizimi me Serbinë fillon atë ditë kur Serbia e nënshkruan marrëveshjen.

“A ke shkuar në bankë me marrë kredi dhe me të thanë s’ka nevojë për nënshkrim? Ata që i garantojnë këto le të shkojnë në bankë të marrin kredi pa nënshkrim. Në konventën për traktatet ndërkombëtare të Vjenës nuk ekziston asnjë formë e kontaktimit të ndërsjellë mes shteteve në të cilin njëri shtet tërhiqet nga thelbi i marrëveshjes, nëse tërhiqesh nga thelbi i marrëveshjes nuk mund të konsiderohesh se ke krijuar kontratë mes dy palëve”, tha Surroi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy